Evitohet katastrofa, fëmijët gjejnë predhën që do shkatërronte fshatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2013, 16:23
Ka mundur të kthehet në tragjedi por fatmirësisht është ngjarja është pikasur në kohë, duke shmangur kështu pasojat. Bëhet fjalë për gjetjen e një predhe topi 107, me rreze shpërthimi 200 m² nga një grup fëmijësh në fshatin Dukaj të Tepelenës.Burime nga policia bëjne me dije se fëmijët po luanin me predhën dhe po mundoheshin t'i hiqnin djegoren. Por fatmirësisht ata janë pikasur nga inspektori i zones, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke shamngur ngjarjen tragjike.Ndërkaq po sipas bluve predha është marrë nga specialistët e armatimit, për t’iu dorëzuar më pas ushtrisë.