Kryediplomati gjerman mbërrin në Tiranë, takime me krerët e lartë të shtetit
Ka mbërritur pasditen e sotme në vendin tonë ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ku do të takohet me krerët e lartë të shtetit.Axhenda e takimeve të ministrit gjerman nis ditën e premte ku takimin e parë do ta zhvillojë në orën 09:00 me hologun shqiptar Edmond Panariti ndërsa pas bisedimeve bilaterale do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.Ndërsa në orën 10:10, ministri Westerëelle do të takohem me presidentin e Republikës Bujar Nishani, në orën 11:00 me kryeministrin Sali Berisha dhe në orën 12:00 do të takohet me kreun e PS-së Edi Rama.Gjatë takimeve, ministri i jashtëm gjerman pritet të shprehë mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.Gjithashtu vizita e ministrit Westerwelle në Tiranë pritet t`i japë një impuls të ri bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat e në veçanti në atë ekonomike, në mënyrë që të rriten investimet gjermane në vendin tonë.Ministri gjerman Westerwelle kishte parashikuar një vizitë në Tiranë më datën 14 Shkurt por ajo u anulua pas një fatkeqësie familjare.