Vrau 4 policët, sot seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të zhvillojë sot seancën gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.Seanca e kaluar është shtyrë pas refuzimit të avokatit të caktuar nga shteti, Lazër Sokolaj, me pretendimin se nuk mund të mbronte të pandehurin pasi kishte hetuar për të kur kishte qenë në prokurori.Gjithashtu Gjykata e Krimeve të Rënda seancën e kaluar zgjodhi edhe dy avokatët e rinj, Lin Aliaj dhe Kujtim Simoni, të cilët do të mbrojnë të akuzuarin në seancën e sotme.Në fakt, mungesa e avokatëve apo ndërrimi dhe zëvendësimi i tyre prej vetë Dritan Dajtit, po zvarrit  procesin prej një viti ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Dritan Dajti akuzohet se më 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duckollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale të cilët tentuan ta arrestonin të shumë-kërkuarin.