Lleshi takim me PAK, premton infrastrukturë për përshirjen e tyre në zgjedhje

Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, zhvilloi një takim me Shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Takimi u zhvillua në ambjentet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa kryefjalë e diskutimeve ishin zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në zgjedhje.Kryetarët e shoqatave të përsonave me aftësi të kufizuara falenderuan kryetaren e KQZ-së për gadishmërinë e treguar për të bashkëpunuar dhe për të dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre për proçesin zgjedhor. Ata i kërkuan Lleshit krijimin e infrastrukturës për të lehtësuar pjesmarrjen në ditën e votimit, invalidëve të punës, paraplegjikëve e tetraplegjikëve dhe personave që nuk dëgjojnë. Ata kërkuan gjithashtu që tu kushtohet vëmendje edhe personave me probleme mendore të cilëve nuk u është hequr zotësia për të vepruar dhe gëzojnë të drejtën për të votuar.Kryetarja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve i ka sigurar shoqatat e personave me aftësi të kufizuara se do të marrë parasysh kërkesat e tyre. Lleshi i siguroi ata se KQZ do të vendosë një standard për përfshirjen e kësaj kategorie të shoqërisë në zgjedhje.Kryetarja KQZ-së i informoi ata se është parashikuar në buxhetin e zgjedhjeve krijimi i infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuar, ndërsa u kërkoi shoqatave të personave me aftësi të kufizuar që të sjellin pranë KQZ-së listat me anëtarët e tyre pasi kjo do të ndihmonte në orientimin e saktë të punës së Komisionit.Nga ana e saj znj. Verbole u sugjeroi kryetarëve të shoqatave që sensibilizimin e kësaj kategorie, mund ta bënin vetë ata në mënyrë shumë efikase. Përfaqësuesja e OSBE gjithashtu shtoi se shoqatat duhet të përgatisin projekte dhe tua prezantojnë ato donatorëve të cilët do të ofrojnë mbështetjen e tyre.Në ditët në vijim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuara do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.