Aksident në Tiranë, automjeti përplas motorin, dy të plagosur

2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në kryeqytet. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet me targa AA 930 C është përplasur me një motor në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" pranë piramidës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, një djalë dhe një vajzë të cilët udhëtonin me motor.Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bëjne me dije se vajza është në gjendje të rëndë sëhndetësore, ndërsa djali është plagosur më lehtë. Policia e mberritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqet e aksidentit.Ndërkohë më herët një tjetër aksident i trefishtë u regjistrua në zonën e "Misto Mame" në Kombinat, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur disa persona.