Bashkim Shehu promovon romanin "Loja shembja e qiellit"
Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetar dhe me autoritetin e Zotit është është thelbi i romanit të një nga rrëfyesit më të mirë te periudhës së diktaturës, Bashkim Shehut.Me titull" Loja, shembja e qiellit" Sërisht mes të vertetës dhe fiksion, në këtë libër komunizmi dhe demokracia përplasen...shkrimtari shkrin bukur përjetimet e tij gjatë vuajtjes së dënimit në burg me kujtime, rrëfime të të tjerëve.Duke u mbështetur në kujtimet e At Zef Pllumit autori vazhdon misionin për të sjellë pjesët që kanë të bëjnë me historinë moderne të përndjekjeve ndaj fesë në Shqipëri.Sipas studiuesve, ky libër futet në thellësi të ngjarjes duke bërë një shkrirje të shkëlqyer mes personaszhit dhe shkrimtarit.Në fabulën e romanit ndërthuren skena të dy epokave, duke përfshirë edhe ngjarje reale të futjes së armëve në Kuvendin fraçeskan të Shkodrës nga sigurimi i shtetit.