Berat, vetëvaret një 60-vjeçare në banesën e saj, shkak depresioni

Një e moshuar i ka dhënë fund jetës në Berat duke u vetëvarur. Burime nga ky qytet bëjnë me dije se një 60-vjeçare nga Starova, identiteti i të cilës nuk dihet ende, është vetëvarur në një nga dhomat e banesës së saj, ndërsa është gjetur pas aktit fatal nga familjarët e saj.Policia e Beratit ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa raporton paraprakisht se e moshuara të jetë vetëvarur për shkak të depresionit.