Mbikëqyrja e “Inteligjencës”, Qefalia: Rishikim. Armatosja e zyrtarëve, turp
Opozita do të ketë akses të plotë në mbikëqyrjen parlamentare të agjencive të inteligjencës. Drafti i kaluar në parim sot nga Komisionin e Ligjeve, parashikon krijimin e një nëkomisioni brenda Komisionit të Sigurisë, i përbërë nga 5 anëtarë në kryesinë e minorancës, i cili do të mund të kontrollojë deri në detaje cdo problematikë, me përjashtim të çështjeve që ndiqen nga organi gjyqësor. Xhemal Qefalia, deputet i PS në RTV Ora News vlerësoi rëndësinë e projektligjit, ndërsa shtoi se drafti aktual ka nevojë të rishikohet thellësisht nga Komisioni i Sigurisë.“Sot u paraqit drafti për mbikqyrjen parlamentare të shërbimeve informative edhe pse me vonesë, pasi mazhoranca s’ka qenë e interesuar për ta vënë në shina këtë të drejtë parlamentare. E drejta e ushtrimit të kontrollit është një e drejtë ekskluzive për tu futur deri në detaje për informacione të ndryshme apo ankesa që merr. Kufizime ka vetëm për cështje që ndiqen nga organi gjyqësor, sa i përket pjesës tjetër do ushtrojë gjithë kontrollin e mundshëm, si përgjimi i celularëve, cënimi i privatësisë. Kjo e bën më transparente punën e këtyre Komisioneve, por duhet pasur kujdes për të mos e përdorur politikisht.Këta njerëz do jenë serioz që sdo përdorin mediatikisht informacione, ka pasur abuzime nga opozita por për fatin se është mbajtur e censuruar gjithcka. Tani kotrolli shkon deri tek shërbimi i gardës, që ata kur të vinë nesër në opozitë ta kenë këtë mundësi” tha ai.Qefalia nënvizoi se shtrimi i projektligjit në Komision është meritë edhe e vizitës së Ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu disa ditë më parë, ndërsa theksoi se drafti nuk ka fare lidhje me kërkesën e vazhdueshme të opozitës për kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes.“Edhe Arvizu gjatë vizitës së tij theksoi nevojën e kontrollit civil të institucioneve që kontrollohen nga ky Komision. Vizita e tij pati rol, ka qenë këmbëngulje e opozitës për pregatitjen e draftit, por vonesat kanë qenë të qëllimshme nga kryetarja e Parlamentit. Janë 8 shërbime infromative që ushtrojnë punën e tyre dhe këto duhet të kontrollohen. Vihet re kohët e fundit një tendecë për të sjellë me nxitim një sërë ligjesh pas një pauze të madhe të këtij Komisioni.Nuk ka lidhje fare me Ministrinë e Mbrojtjes, atë cka kërkuar opozita.Meritë për këtë ligj ka Ambasada amerikane.Është një draft që është përgatitur që katër vite më parë, por është vonuar me qëllim pengimin e opozitës për të ushtruar kontroll.Ky ligj i jep mundësinë nënkomisionit parlamentar që do të krijohet brenda Komisionit të sigurisë të ushtrojë kontroll.Nënkomisioni do të ketë 5 anëtarë dhe kryetari do jetë i opozitës”deklaroi Qefalia.E ndërsa ka vlerësuar projektligjin për mbikqyrjen e Inteligjencës, depueteti i PS është shprehur terësisht kundër ligjit për armët, i cili i jep të drejtën një pjese të mirë të zyrtarëve përshirë edhe deputetët për tu armatosur. Duke e konsideruar nonsens të gjithë këtë histori, Qefalia shtoi se projektligji është me qëllim elektoral, për të ushtruar presion ndaj njerëzve gjatë fushatës elektorale.“Ligji ka pasur reagim të gjerë, është e pafalshme të kërkosh të armatosësh një kategori njerëzish dhe të lësh në mëshirë të fatit njerëzit e thjeshtë. Pse është e nevojshme të pajiset me armë deputeti, për cfarë i duhet, apo gjykatësit? Pse të ndodhe kjo në prag zgjedhjesh? Është turp, por shikoj dhe mjaft deputetë të mazhorancës që s’janë dakord. Të gjitha këto janë me qëllim elektoral, për të krijuar premisa për tu bërë presion njerëzve, të kapërdisen dhe bëjnë terror gjatë fushatës elektorale. Pastaj ka dhe klauzola, që krahas armëve duhet të ketë dhe armë të llojeve të ndryshme që me vendim të Këshillit të Ministrave mund të pranohen. Nuk përcaktohet kush është autoriteti që do t’ua japë këtë armë. Është një ligj që s’është mirëpritur në popull. Aty përfshihen një kategori e jashtëzakonshme zyrtarësh, përjashtohet vetëm Presidenti. Është nonsens.Nëse dikush është i kërcënuar janë të ligjëruara procedurat dhe hapat që ndiqen. Është përcaktuar sesi, ku do të mbahen por kjo është e parëndësisshme. Në parlament bëhet kontroll dhe nuk lejohet, e vetmja gjë që lejohet është një cadër e vogël.Me këtë ligj përcjellin një mezash shumë të keq në popull.Boll vrasje dhe krim ka në Shqipëri” tha më tej ligjvënësi socialist.I pyetur nga Drejtori i Informacionit Patrik Sadikaj se cili do të jetë qëndrimi final i grupit parlamentar socialist në Kuvend lidhur me dy ligjet e lartpërmendur ai u përgjigj: “Nëse për ligjin për armët opozita është shprehur kategorisht kundër, do të jetë kundër edhe në Parlament. Sa i përket draftit të sotëm do bëjmë të gjitha përpjekjet që të krijohet një ligj sa më i saktë, që gjithcka në këtë vend të jetë i kontrolluar nga Parlamenti, pasi në këtë formë që është, është i saponxjerrë nga sirtarët ku flinte”.