Berisha: Shqipëria, i vetmi vend në botë që ofron internet falas
Inaugurohet projekti i Postës Shqiptare PAP-2, i cili do të bëjë të mundur përdorimin e internetit falas në shumë zona të vendit.Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Kryeministri Berisha tha PAP 2 është projekti më unik në botë, për shpërndarjen falas të internetit në tërë territorin e vendit."Projekti PAP 2 është një nga rrugët më kryesore për tu shkëputur nga një prapamedje e madhe e trashëguar. Në këtë kontekst 7 vite më parë qeveria përcaktoi 2 drejtime themelore për zhvillimin e vendit, infrastrukturën dixhitale dhe infrastrukturën rrugore. Që të dyja më shumë se çdo tjetër janë të lidhura me kohën e qytetarit. Në të dyja është bërë një progres i jashtëzakonshëm. Gjatë 2 vjetëve të ardhshme, Shqipëria do të ketë rrjetin rrugor më të ri ku shqiptarët mund të kapin kryeqyteti duke shpenzuar 2/3 e kohësh së mëparshme” tha Berisha.Sipas tij në vitin 2005 interneti ka qënë me pikatore ndërsa tani është 130 herë më i madh fluksi i tij.“Kjo është një fushë me zhvillim të shpejtë, nëse do ta ndjekësh duhet të vraposh sepse ndryshe mbete jashtë kohës. Lundrimi në botën virtuale është bërë jetike për njerëzit, e drejta për komunikimin është e drejta për të vërtetën. Shpreh vlerësimin tim më të madh për inaugurimin e këtij projketi, që vjen pas një sërë projektesh të shkëlqyera që posta Shqiptare ka sjellë e ofruar në këto vite”, shtoi Berisha.Kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të hartojë një plan të veçantë për të nxitur inovacionin duke theksuar se është në interesin tonë që ta bëjmë Shqipërinë një superfuqi rajonale në këtë fushë.Sipas të dhënave, që prej vitit 2006, kur nisi zbatimin projekti i Shqipërisë Dixhitale, shtrirja e internetit në vend është rritur me 60%. Dixhitalimi me sukses është përfunduar në shkolla ndërsa interneti falas dhe ofrimi i këtij shërbimi edhe në telefoninë celulare do të rendisë Shqipërinë përkrah vendve të zhvilluara në projekte të tilla dixhitale.