Rama komenton dorëheqjen e Borisov: Iku edhe një KM i djathtë pasi rrënoi Bullgarinë
Dorëheqja e kabinetit të qeverisë Bullgare nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kreut të selisë rozë Edi Rama. Në rrjetin social twitter për ndjekësit e tij Rama shkruan "Iku edhe nje KM i djathte pasi rrenoi institucionet dhe ekonomine e Bullgarise!Se shpejti nje socialist,miku yne Stanishev,do votohet si KM".Gjatë ditës mediat bullgare raportuan se kryeministri Bojko Borisov do të paraqesë gjatë mesditës dorëheqjen e qeverisë."Dje bëmë maksimumin për t`iu përgjigjur kërkesave të protestuesve. Ndërsa sot ne nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk duam të shikojmë gjak nëpër rrugë pasi çdo pikë gjaku është njollë për ne.Nuk mund të shohë as Parlamentin të rrethuar me gardhe. Qëllimi im nuk është pushteti dhe as të përfitojë nga pushteti por të mbrojmë njerëzit. Vendi ka nevojë për kredibiliteti të ri dhe janë njerëzit ata të cilët duhet të vendosin sesi duhet të qeveriset. Pushtetin nga e ka dhënë populli dhe tani po ai kthejmë sërish" është shprehur Borisov në Parlament.Kryeministri Borisov deklaroi se nuk do të marrë pjesë në një qeveri teknike dhe shpresonte që të pranohej dorëheqja e tij.Kryeqyteti bullgar është përfshirë nga protestat, të cilat fillimisht ka qenë kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike, por që tani janë shndërruar në protesta kundër qeverisë së qendrës së djathtë.Rreth 2,000 protestues u tubuan mbrëmë në qendër të Sofjes, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë.Kryeministri Boyko Borisov ka premtuar se do të ulë koston e energjisë dhe se do të heqë licencën e kompanisë çeke për shpërndarje të energjisë, por kjo gjë nuk i ka kënaqur protestuesit të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë.Të hënën, kryeministri Borisov si pasojë e protestave shkarkoi edhe ministrin e Financave Simeon Gjankov.