Qeveria, 550 000 euro për auditimin dhe vlerësimin ndërkombëtar të CEZ

550 000 euro i shtohen fondit të METE për 2013. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme i dha ok shtetës në buxhet për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministër i METE-s Edmond Haxhinasto, nga ku shuma prej 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) eurosh shkon për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer procedurat e auditimit të shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, sh.a., dhe shuma prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh, për përzgjedhjen e një shoqërie vlerësuese ndërkombëtare për vlerësimin teknik të rrjetit të shpërndarjes.Ndërkaq efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, ndërsa ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.