Ministri i Jashtëm i Gjermanisë viziton nesër Tiranën
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, do të zhvillojë nesër një vizitë në Shqipëri.Ministri gjerman kishte parashikuar një vizitë në Tiranë më datën 14 Shkurt por ajo u anulua pas një fatkeqësie familjare.Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryediplomati gjerman Westerwelle do të takohet me krerët e lartë të shtetit, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministrin Sali Berisha.Gjatë takimeve, ministri i jashtëm gjerman pritet të shprehë mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.Gjithashtu vizita e ministrit Westerwelle në Tiranë pritet t`i japë një impuls të ri bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat e në veçanti në atë ekonomike, në mënyrë që të rriten investimet gjermane në vendin tonë.