Pakti detar, Bushati: Çështje e hapur, ftesë Tsipras të vizitojë Tiranën
Visar Zhiti do të jetë i ngarkuari me Punë i Republikës së Shqiperisë pranë Selisë së Shenjtë. Këtë ka lënë të kuptojë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një interviste në Tonight Ilva Tare. Gjithashtu Bushati informoi se ka ftuar kryeministrin grek në Tiranë dhe se çështja e paktit detar është ende e pahur. Zv/ presidentja e Komisionit Europian Frederica Mogherini do të jetë në Tiranë për të marrë pjesë në takimin informal të ministrave të Jashtëm që do të mbahet më 23- 24 shkurt 2015.Njoftimi zyrtar, i angazhimit diplomatik të shkrimarit, duket se është çështje ditësh.Ditmir Bushati: Për sa i përket çështjes së Visar Zhitit, ne si qeveri nuk e kemi luksin për të abuzuar dhe për të marrë vendime abuziviste me personlitete të tilla dhe besojmë se në ditët në vijim do të kemi një komunikim për këtë çështjeIlva Tare: Që do të thotë se z. Zhiti do të mbajë një detyrë si i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Vatikan?Absolutisht që Z.Zhiti do të mbajë një detyrë por kjo është një çështje që do t’ua bëjmë me dije opinionit publik në kohën e duhur.Ka sqaruar edhe konfliktin me Presidentin e Republikës, sa i përket emërimit të ambasadorëve, e për ketë i referohet kushtetutës.Ditmir Bushati: Politika e burimeve njerëzore është politika eksluzive e ekzekutivit. Në rast se do të lexojmë nenin 100 dhe 102 të Republikës së Shqipërisë kuptohet se është Këshilli i Ministrave insitucioni që harton dhe zbaton në tërësinë e vet drejtimet kryesore të politikës së jashtme. Presidenti është vendosur, si të themi, në një digë finale, për të mos lënë sistemin të rrëzohet dhe jo për ta përdorur të drejtën të emëruar përfaqësuesin fuqiplotë të Republikës së ShqipërisëPranon se në emërimin e personelit diplomatik ka dhe presione por deklaron se ligji i ri mbi shërbimin e jashtëm do të rrisë jo vetëm nivelin e përfaqësimit por dhe do të shënojë fundin e konflikteve mes institucioneve.Ditmir Bushati : Politika, media dhe biznesi. Këto tre kategori kanë qenë pas këtij shërbimiIlva Tare : Media në c’kuptim?Presione që bën media për vëllain, motrën gruan, të afërmin etj etj.Ditmir Bushati: Nëse shohim ligjin është i detajuar. Përcakton kohën e detajuar të qëndrimit në detyrë në nivel të ambasadorëve. Përcakton përgjegjësitë disiplinore. Përcakton rastet kur mund të lirohen ata para kohe. Në të, të gjitha institucionet që janë të përfshira në këtë proces, deryra dhe roli është i i qartë.Testimit nuk do ti shpëtojnë as diplomatët.Ilva Tare : A do të ketë testime të diplomatëve?Ditmir Bushati: Normalisht po. Në procesin e hyrjes në shërbimin diplomatik dhe të procesit të marrjes së gradës këshilltarKryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsiprasin, e ka ftuar në Tiranë , dhe nuk pret ndryshime drastike në marrëdhënive ndërmjet dy shteteve, dhe pse mes paleve ka ende cështje të pazgjidhura. Marrveshja e ujërave është njëra prej tyre ndaj dhe Ministri i Jashtëm kërkon që palët të ulen në bisedimeDitmir Bushati : Nuk besoj se do të ketë ndryshime drastike përsa i përket mardhënieve shqiptaro-greke. Cështjet e zgjidhura janë aty. Janë cështjet e vjetra të cilat presin zgjidhje.Ilva Tare :Pakti detar, a është një histori e hapurDitmir Bushati : Absolutisht që është një çështje e hapurIlva Tare: Shpresoj të jetë e tillë sepse zyrtarë të lartë që janë përmendur në këtë dosje nuk janë prekur nga kjo çështje. Shpresoj që ju t’i keni çuar në prokurori. Kjo ka mbetur një përgjegjësi e ekspertëve?Ditmir Bushati: E para nuk ka përgjegjësi ekspertësh por ka përgjegjësi politike. Qëndrimi ynë është i qartë që të dyja palët duhet të riulemi në tryezë për të ribërë një përcaktim të zonës ekskluzive ekonomike , në gjykimin tonë, më të drejtë, më të ndershëm dhe më në respekt të parimeve të së drejtës ndërkombëtareNuk e konsideron çështje të lehtë dhe se përgjegjës për marrëveshjen e nënshkruar, për kryediplomatin është vetëm një njeri.Ditmir Bushati : Nuk ka zyrtarë por ka vetëm një që e ka firmosur, që të jemi të qartë edhe me opinionin publik dhe ky është Lulzim Basha.Ka dhe një qëndrim për Kosovën, në ditën e 7- vjetorit të Pavarësisë së saj.Ditmir Bushati : Për ne është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë një qeverisje demokratike. Që Kosova të ecë përpara në procesin e liberalizimit të vizave në mënyrë që i ashtëquajturi eksod të vendoset nën fre, e që Kosova të firmosë marrëveshjen e asociim stabilizimit me Bashkimin Europian sepse do të ishte një vlerësim për procesin e ecurisë së reformave atje