Paqe e brishtë në Ukainë, Kievi akuzon rebelët se po shkelin marrëveshjen

Kievi deklaroi se forcat ushtarake qeveritare janë sulmuar 112 herë nga separatistët pro-rusë gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim që ka hyrë në fuqi më 15 shkurt.Ministri i Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, tha se Ukraina është duke respektuar plotësisht armëpushimin dhe ka akuzuar "terroristët nga Donjecku dhe Luhansku për organizimin e sulmeve me artileri, morataja dhe raketa Grad.Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha se pesë pjesëtarë të personelit të sigurisë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur që prej kohës kur armëpushimi ka hyrë në fuqi.Edhe Kievi, edhe separatistët kanë njoftuar se nuk do të tërheqin armët e rënda nga vija e frontit për shkak të sulmeve të vazhdueshme.Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thërritur menjëherë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë në vend për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes.Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se gjendja në lindje të Ukrainës është tmerrësisht e brishtë dhe se rruga drejt paqes afatgjatë do të jetë tepër e vështirë."Situata është e brishtë, veçanërisht në Debaltseve ku një gjë e tillë pritej. E kishim të qartë që kishim ende shumë për të bërë dhe e kam thënë gjithmonë se nuk ka garanci për sukses", tha Merkel.Ndërkohë Bashkimi Evropian ka futur në listën e sanksioneve edhe 19 individë dhe nëntë subjekte për minim apo kërcënim të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.Në mesin e 19 personave që do t'iu ngrihen asetet dhe nuk do të lejohen në BE janë zëvendës.ministrat rusë të Mbrojtjes, Arkadi Bakhin dhe Anatoli Antonov.BE-ja ka vendosur për zgjerimin e listës pas sulmeve të 24 janarit në qytetin Mariupol ku u vranë 29 persona.Lista tani përfshin 151 individë dhe 37 subjekte nga Ukraina dhe Rusia. Ndërkohë Ministria e Jashtme e Rusisë në një reagim tha se sanksionet e reja të Bashkimit Evropian nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës në Ukrainë. Duke shtuar se Moska do të përgjigjet në mënyrë "adekuate".