Mjerimi i "Migjenit", Teatri letër publike Kumbaros: Ndërhyni sa nuk është vonë
Një zhurmë që mund të ishte krijuar shumë vite më parë, kur gjendja nuk do të kishte degraduar deri në këtë pikë. drejtori i teatrit "Migjeni" Edmond Angoni i dërgon letër publike, kryetarit të bashkisë Shkoder Lorenc Luka dhe për dijeni Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, me anë të së cilës, njoftohet se Teatri më i madh në vëri të vendit është drejt shkatërrimit të plotë.Letra qe mban firmën e Drejtorit Angoni, përgjegjësit teknik Arben Meshnuni dhe inspektorit të skenës Sabah Baxha, tregon se si teatri mund të bëhet burim aksidentesh, për shkak të amortizimit të lidhjeve elektrike.''Ndihet erë kauçuku përcëlluar, të tejnxehur, të cilat janë vështirë të lokalizohen. Ju vëmë në dijeni se në gjithë raportimet verbale gjatë këtyre viteve dhe si pasojë e mungesës së investimeve për infrastrukturën e teatrit Migjeni, gjendja ka arritur në pikën e saj më kritike''.Më tej Drejtori i këtij institucioni flet për sistemin elektrik të amortizuar në të gjithë ambjentet e teatrit, që sipas tij ''nga çasti në çast mund të sjellë rënie zjarri''."Autotransformatorët, mikseri dhe automatët e ndriçimit të skenës janë jashtë çdo përdorimi, punohet jashtë çdo kushti teknik, gjë kjo e konfirmuar nga ekspertizat e inxhinierëve austriakë para 2 vitesh me rastin e bërjes së fizibilitetit të teatrit. Për këtë arsye, ju vëmë në dijeni se situata nuk përballon më asnjë shfaqje të vetme dhe ndërhyrja duhet bërë urgjent pasi dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja''.Por publikimi i kësaj letre, që vjen në një kohë kur pushteti vendor që ka në varësi teatrin ka buxhetin më të limituar dhe është në muajt e fundit, ka ngjallur reagimi të forta edhe tek aktorët. Aktorja Merita Smaja shkruan në statusin e saj:Merita Smaja: “Nje shkrese e tille ka vite qe shkruhet nga drejtoret e teatrit "Migjeni", sepse ka vite qe teatri eshte ne kete gjendje te mjerueshme ...pra jashte kondicionit per shfaqe ...e cdo drejtor e shkruan per te shpetuar veten e jo teatrin ...sepse cdo kontroll qe te vije ai i thote une kam shkruar ,une jam ne rregull ju nuk keni vepruar ...edhe kur jane dhene fonde nuk dihet ku ka shkuar ...e ne fakt as sot nuk dihet ku shkojne ...e ne vazhdojme te punojme ...e vazhdojme te biem dakort me kete gjendje ...edhe pse njerezit qe punojne e paguajne nga xhepi i tyre per materialet e teatrit nuk kane marre as leket qe kane harxhuar nga xhepi ...ky eshte turp...e ne ende nuk e dime ku kane shkuar fondet e vitit te kaluar ...i ka marre bashkia ,apo drejtori ...apo ja falin partive politike ...se ne fakt jane shume ne nevoje ...”Aktori Julian Deda, djali i mjeshtrit të madh Zef Deda shkruan:“Le ti lutemi sebashku ministrise te hedh ca lekë per kete teater. Nuk po kerkoj qe te vini doren ne zemer se nuk eshte per meshire, por mund te vini dorën ne buxhet dhe ta rikonstruktoni kete aset kombëtar!”