Darzezë, rreziku nga epidemitë, dezinfektohen rrugët dhe oborret

Pas largimit të ujit nga një pjesë e mirë e rrugevë e oborreve të shtëpive në fshatin Darëzezë të komunës Dërmenas filloi dezifektimi i zonës.Grupi i punës nisi paraditen e të hënës fazën e tretë për të parandaluar përhapjen e ndonjë epidemie.Mjetet zjarrëfikse larguan pjesën e mbetur të ujit, ndërsa u bë dhe zhbllokimi i kanaleve të ujërave të zeza të cilat u bllokuan nga përmbytja.Prefekti, Xhevit Bushaj, Drejtori i Shendetit Publik, Kreshnik Ternova dhe kreu i Komunes Dermenas, Viktor Fasko treguan se gjithçka është përqëndruar në rikthimin e normalitetit në fshatin Darëzezë si një nga zonat më të dëmtuara të Qarkut Fier nga vërshimi i ujit.Dezifektimi do të vijojw në të gjitha zonat e përmbytura, duke qënë se pati dhe një numër të madh bagetish të ngordhura që mbetën nën ujë per një periudhë të gjatë.