Serbi- Maqedoni, nënshkruhen 7 marrëveshje në mbledhjen e dy qeverive

Qeveria serbe dhe ajo maqedonase nënshkruan shtatë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e biznesit, turizmit, kulturës, shkencës dhe punëve të jashtme, me zotimin se palët do të punon ngushtë për realizimin e objektivave të përbashkëta.Të hënën, qeveritë e të dy vendeve kryen një mbledhje të përbashkët, ku gjithashtu u vendos edhe lehtësimi i proçedurave doganore për linjën hekurudhore Tabnanovci - Preshevë."Jo vetëm që arritëm shtatë marrëveshje, por gjithashtu ramë dakord për një numër projektesh që duhet t'i përfundojmë deri në vitin 2016, të cilat janë në interes të të dy vendeve", tha Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç pas mbledhjes së përbashkët.Ndërsa homologu maqedonas, Nikolla Gruevski, tha se kjo mbledhje e përbashkët ishte prova për një fqinjësi të mirë mes dy vendeve dhe baza për një lidhje më të ngushtë ekonomike mes tyre, që do të sjellë përfitime për palët.Dy Kryeministrat u takuan veçmas para nisjes së mbledhjes së përbashkët, për të diskutuar mbi integrimin europianm, bashkëpunimin rrajonal, projektet e reja në infrastrukturë, përfshi një linjë hekurudhore të përbashkët me Greqinë, projektet e gazit si dhe hapjen e zyrave konsullore të përbashkëta në disa vende të botës.Që prej ardhjes në pushtet të Vuçiçit, kjo është mbledhja e dytë mes dy qeverive, pas asaj të mbajtur në vitin 2013 në Beograd.