Ligji për Pushtetin Vendor, Shoqatat e Bashkive kundër: Ka mangësi
Shoqatat e njësive vendore kanë kundërshtuar mënyrën e emërimit të njësive vendore pas ndarjes territoriale. Edhe pse e kanë përshëndetur si nismë ata kanë ngritur një sërë shqetësimesh.Por kreu i nënkomisionit ka premtuar se pas zgjedhjeve do të bëhet një ndërhyrje thelbësore në ligjin për decentralizimin.Tiranë- Pasi opozita disa ditë më parë e kundërshtoi ligjin për pushtetin vendor edhe përfaqësuesit e Shoqatave të njësive vendore e kanë parë këtë ligj me mangësi. Kjo ka shkaktuar debate në nënkomisionin për qeverisje vendore. Drejtues të Shoqatave të pushtetit vendor ngritën si shqetësim mënyrën se si do të emërohën drejtuesit e njësive pas ndarjes territoriale.Tasim Mema, kreu i Shoqatës së Qarqeve: “Unë nuk e di se çfarë kanë pasur parasysh ata, por i mungon një element shumë i rëndësishëm këtij neni, ku thuhet se anëtarët e Këshillit të qarkut vjen sipas nenir 50 të ligjit 86/52. Por kësaj formule i mungon një faktor siç janë kryetarët e Komunave . Mirë kryetarët e Bashkive do të jenë, po kryetarët e Komunave ku janë sepse Komunat janë shkrirë”.Bashkim Fino, kryetar i Nënkomisionit: “Do të emërohen nga kryetari i Bashkisë, nuk e paragjykojmë dot se kush do të zgjidhet. Ligji e ka të shkruar, më thuaj ndonjë ide si e mendon ti”. Fatmir Buda, Shoqata e Bashkive: “Ligji e ka të shkruar se so të emërohet nga kryetari, por problemi është se nuk i përcaktohet mënyra sesi do emërohen”.Kreu i nënkomisionit Bashkim Fino u ka premtuar Drejtuesve të Shoqatave të pushtetit vendor se pas zgjedhjeve në qershor do të realizohet një ndërhyrje e thellë në ligjin për decentralizimin e pushtetit vendor.