Tepelenë, granatë në makinën e drejtorit të burgut të Bënçës
Tepelenë- Shpërthimi në automjetin e parkuar të Drejtorit të Burgut të Bënçes, ka hedhur dyshime që mund të jetë për shkak të detyrës. I kontaktuar në telefon nga Ora News, Suli deklaroi se nuk ka konflikt me askënd dhe nuk mund të flasë pa marrë në dorë ekspertizën e policisë rreth natyrës së lëndës plasëse.Një sasi lëndë shpërthyese e dyshuar si granatë ka shkatërruar makinën e drejtorit të burgut të Bëncës Avni Suli.Mjeti tip Fiat me targa AA 681 HL ishte i parkuar para banesës së kreut të burgut të Bëncës, I cili është shkatërruar plotësisht.Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:19, të 16 shkurtit 2015, në lagjen "15 Shtatori" në garazhin ngjitur me banesën në katin e parë, ndërsa në automjet për fat të mirë nuk ndodhej njeri.Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës të Avni Sulit.I kontaktuar në telefon nga Ora News, kreu i burgut të Bëncës Suli tha se nuk mund të bëjë asnjë deklaratë rreth ngjarjes pa pasur ekspertizën zyrtare të policisë."Nuk kam asnjë konflikt personal me askënd tha Suli, mund të ketë qenë edhe ndonjë lojë kalamajsh pa rëndësinë që po i jep media ngjarjes. Nuk e di ende llojin e lëndës plasëse".Ndërkohë policia e Gjirokastrës dhe ekspertë të polcisë së shtetit kanë shkuar ne Tepelenë dhe po këqyrin vendin ku ndodhi shpërthimi, në lagjen "15 shtatori", pranë banesës se Avni Sulit kreut të burgut të Bënçës, i cili mban këtë detyrë prej rreth një viti e gjysmë.Njoftimi i PolicisëMë datë 16.02.2015, rreth ores 23.19, në lagjen "15 Shtatori" te qytetit Tepelene, ne garazhin ngjitur me banesen ne katin e pare, dyshohet se i eshte hedhur nga jashte nje sasi lende plasese, automjetit tip "Fiat" me targë AA 681 HL, të shtetasit A. S., me detyrë drejtor i burgut Bençë.Si pasoje e shperthimit te lendes plasese perbri automjettit eshte demtuar pjeserisht automjeti.Nga shperthimi i lendes plasese nuk ka te lenduar.Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.