Zhiti gjithsesi në Selinë e Shenjtë, Bushati: Do mbajë një detyrë tjetër
Visar Zhiti do të jetë i ngarkuari me Punë i Republikës së Shqiperisë pranë Selisë së Shenjtë.Këtë ka lënë të kuptoje, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një interviste në Tonight Ilva Tare. Njoftimi zyrtar, i angazhimit diplomatik të shkrimarit, duket se eshte çështje ditësh.“Sa i përket zotit.Zhiti ne besojmë si qeveri që nuk e kemi luksin për të abuzuar dhe marrë vendime abuziviste me personalitete të tilla dhe besojmë që në ditët në vijim do të kemi një komunikim për këtë çështje. Absolutisht që zoti.Zhiti do të bajë një detyrë tjetër por do ta bëjë me dije në kohën e duhur. Por askush për asnjë lloj interesi nuk mund të mbajë peng përfaqësimin e Shqipërisë në Vatikan. Nuk është rastësi që është personi i dytë që refuzohet nga Presidenti i Republikës".Ka sqaruar edhe konfliktin me Presidentin e Republikës, sa i përket emërimit të Ambasadorëve, e për ketë i referohet Kushtetutës.“Së pari më duhet të them që ne i kemi qëndruar në frymë dhe në germë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.Ç’ka do të thotë që Presidenti i Republikës nuk është pjesë e asnjë prej tre pushteteve që përcakton Kushtetuta”.Ministri i Jashtëm informoi edhe ardhjen në Tiranë me 23 shkurt të kryediplomates europiane, Federika Mogerini.Pakti detar, Bushati: Çështje e hapur, ftesë Tsipras të vizitojë TiranënIntervista e plote ne Tonight Ilva TarePjese nga intervista e Bushatit ne TonightÇfarë ka ndodhur mes jush dhe Presidentit të Republikës?Unë si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë jam njohur me disa pretendime të Presidentit të Republikës, të cilat janë zgjedhur nga ana e tij që të bëhen publikë në një konferencë shtypi, mos gaboj ditën e përmbytjeve në Shqipëri.Nuk më janë bërë me dije shqetësime të Presidentit të Republikës as për sa i përket kandidaturës sonë për të shërbyer si Ambasador në Selinë e Shenjtë dhe as shqetësime të tjera . Mund t’ju them shumë shkurtimisht që, që nga dita që jam Ministër i Punëve të Jashtme i kam kërkuar disa herë takime Presidentit, jam takuar me të , gjithmonë me kërkesë time. Komunikimi ka qenë normal mund të them në nivelin institucional. Nuk jam thirrur asnjëherë nga ana e tij për çështje që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, apo për çështje ku institucioni që unë drejtoj mund të ofrojë ekspertizë apo asistencë. Por nuk e kam parë këtë absolutisht si fundin e botës, e kam mirëkuptuar pozicionin e tij dhe e kam respektuar si të tillë.Aktualisht ka komunikim mes jush dhe zotit.Nishani?Çfarë do të thotë komunikim?Komunikim institucional, për Ambasadorët psh që propozoni.Ka komunikim institucional.Mund t’ju them se, që nga shtatori i 2013 që unë jam në këtë detyrë sa i përket proçesit të lirimit dhe emërimit të Ambasadorëve nuk ka qenë një proçes i lehtë.Sa herë jam pyetur nga media edhe për ato raste që me të drejtë media i evidentonte për shkak të profilit, apo për shkak të anomazitetit që mund të shkaktonin Ambasadorë të caktuar apo kandidatë të caktuar unë nuk kam preferuar që ti ndaj me opinionin publik për disa arsye.Sepse gjithmonë kam besuar se proçesi i emërimit të një kandidati për Ambasador duhet të jetë një proçes diskret, jo një proçes i mbyllur por një proçes relativisht diskret.Sigurisht, po rëndësi ka ti keni diskutuar me Presidentin, i keni konsultuar me të?….Nuk implikon vetëm institucionet shqiptare, por implikon dhe vendet ku ata pritet të shërbejnë. Dhe nuk është absolutisht e këndshme për asnjë vend dhe aq më tepër për Selinë e Shenjtë nëqoftëse se i referohem i rastit të Vatikanit, që të dëgjojë, fillimisht të lexojë copëza informacionesh nëpër gazeta dhe më pas të konfirmohen nga zyrtari më i lartë i shtetit, që është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Do ishte krejt më normale që për çdo paqartësi, mungesë dakordësie të isha thirrur apo të kishte një komunikim me Kryeministrin apo Ministrin e Jashtëm për këtë çështje.Dhe nuk jeni thirrur?Kur ju i keni konsultuar këto emra, nëse e keni bërë si proçedurë, keni pasur një përgjigje, një komunikim nga Presidenti për emrat e propozuar?Së pari më duhet të them që ne i kemi qëndruar në frymë dhe në germë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.Ç’ka do të thotë se nuk i keni konsultuar?Ç’ka do të thotë që Presidenti i Republikës nuk është pjesë e asnjë prej tre pushteteve që përcakton Kushtetuta.Pra Presidenti ka të drejtë kur thotë se nuk jeni konsultuar me të?Jo Presidenti nuk ka të drejtë për një gjë të thjeshtë sepse nuk ja njeh Kushtetuta këtë kompetencë Presidentit të Republikës dhe..Në gërmë ndoshta, se në frymë përderisa është ai që dekreton dhe vë firmën finale..As në germë as në frymë.Ajo çfarë kam diskutuar me Presidentin në një nga takimet e para që kam pasur me të ka qenë fakti se në shërbimin e jashtëm, një pjesë e mirë e Ambasadorëve që ishin trashëguar nga qeveria tjetër ose vinin jashtë sistemit, pra ishin jashtë karrierës diplomatike, një numër që ishte diku rreth 50%, ndërkohë që ligji kishte vendosur si kriter deri në 20%. Ose ishin njerëz të cilëve u kishte skaduar koha e qëndrimit në detyrë. Dhe kur unë flas për skadim kohe qëndrimi në detyrë, mund ti referohemi çdo lloj praktike ndërkombëtare ku në momentin që një diplomat kalon vitin e dytë apo është në mes të vitit të tretë duke shërbyer në një vend fillon dhe bie gongu për të ose për tu kthyer në shytëpi, ose për të shkuar në një detyrë tjetër. Në rastin tonë ne kishim Ambasadorë dhe kemi ende për fat të keq, të cilët kishin qëndruar në më shum ë se 5,6,7, apo 8 vite në një vend të caktuar, çka nuk i shërben as kredibilitetit të vendit, as Ambasadorit që është aty dhe as raporteve ndërshtetërore. Dhe në parim , mbaj mend në një nga bisedat e para me Presidentin, kur e kam informuar për qasjen e Qeverisë në lidhje me mënyrën sesi do ti planifikonim burimet njerëzore në shërbimin e jashtëm, kemi rënë dakord bashkarisht që të kishte një proçes gradual lirimesh dhe emërimesh në detyrë. Sepse në rast se unë do ti qëndroja strikt vetëm ligjit apo dhe frymës së ligjit, i bie që në më shumë se 50% të rasteve automatikisht ne të kishim Ambasadorë që do të liroheshin nga detyra. Për sa i përket Kushtetutës më lejoni që..Dhe patët mirëkuptimin e Presidentit për këtë ?Patëm mirëkuptimin e Presidentit në parim. Një mirëkuptim që për hir të vërtetës nuk është se është materializuar në çdo rast në praktikë.Dhe më lejoni të theksoj dhe ndaj me opinionin publik disa gjëra që unë si Ministër i Jashtëm i konsideroj esenciale. Për herë të parë ne jemi ndarë nga një lloj modeli partizan në emërimet në shërbimin e jashtëm. Është qeveria e parë e cila ka propozuar dy ish-Ministra, dy ish-deputetë dhe dy zyrtarë të lartë të jetës publike të vendit, siç është rasti i zotit.Leonard Demi. Ish-sekretar shteti për Mbrojtjen, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, një nga figurat kryesore, ish-sekretar i marrëdhënieve me jashtë në PD për të shërbyer në një vend shumë të rëndësishëm siç është posti i Ambasadorit në NATO.Apo rastin e zotit.Visar Zhiti që sot për sot po bëhet një objekt diskutimi në mënyrë të padrejtë do të thoja unë, përballë opinionit publik. Kjo është një çështje e rëndëishme që tregon vizionin e ndryshëm të një qeverie.Kundërshtarët tuaj politikë thonë se keni çuar emrin e zotit.Zhiti bashkë me disa emra Ambasadorësh të tjerë, të cilët ishin të lidhur me ish-nomeklaturën e dikurshme, e kështu me radhë..Unë preferoj që këto çështje ti ndajmë në mënyrë që opinioni publik të mos jetë konfuz.E para duhet të biem dakord për disa fakte, këto që po them unë janë fakte.Është qeveria e parë që shtrin dorën e bashkëpunimit përtej burimeve njerëzore që mund ti ketë ajo.Në 8 vitet e shkuara unë nuk kam parë qoftë edhe një shenjë të vetme, më jepni një rast ku qeveria Berisha të ketë emëruar Ambasador një nga njerëzit e së majtës, një nga zyrtarët e lartë të së majtës i cili mund të ketë një kontribut të spikatur, siç ka plot njerëz që mund të kenë pasur një kontribut të spikatur në x fushë.Kjo është për të treguar se për këtë qeveri ka shumë rëndësi cilësia e personave të cilët zgjedh. Edhe tek kandidatura e Visar Zhitit, sëbashku me Kryeministrin ne kemi rakorduar tek cilësitë individuale tek Visar Zhiti. Tek fakti që është njeri i letrave, i përndjekur politik, është një njeri që jetën e tij ja ka dedikuar fushës së veprimtarisë në të cilën ai pritej të shërbente..Dhe sipas përfaqësuesve të Konferencës Ipeshvnore nuk është katolik…Dhe është absurd, kam ndjekur dhe një debat që është zhvilluar këtu, a është apo nuk është katolik? I ftoj të gjithë ata që duan ta nxisin me të padrejtë këtë debat ti referohen vetë linjës së Papatit aktual dhe vetë mesazheve të tij jo thjesht të dhëna në Shqipëri, por kudo anembanë botës për politikën që ka Selia e Shenjtë në këtë drejtim. Është një debat i varfër, siç është po aq i varfër debati për të ashtëquajturin kuota religjioze në përfaqësimin e Shqipërisë nëpër botë.Mund t’ju them se edhe tek emri i Visar Zhitit nga konsultat që janë bërë, nga testimet paraprake që janë bërë me Selinë e Shenjtë, sikundër tek emri i Ardian Ndrecës, sepse ka dhe një kandidat tjetër po të refuzuar nga Presidenti i Republikës dhe unë ftoj media që të bëjnë një investigim pak më të gjerë sesa kaq. Janë dy njerëz, dy personalitete të jetës publike në këtë vend, të cilët refuzohen me arsye nga më të ndryshme. Por nëse tek rasti i Ndrecës kishte një pretendim por askush nuk vinte në pikëpyetje sensin e tij intelektual dhe përgjegjshmërinë qytetare, tek rasti i Visar Zhitit për fat të keq ne kem i qëndrime të ndryshme. Në fillim ishte çështja e proçedurës, më pas çështja e individit, më pas na u sugjerua edhe publikisht që ta emeronim Visar Zhitin Ambasador në Francë apo Konsull të Përgjithshëm në Milano dhe sot kthehemi në një mungesë totale argumenti për sa i përket kandidaturës së tij.Tani që ta saroj, a është kjo një çështje e ekzekutivit apo e Presidentit?Nga leximi që i bëhet Kushtetutës shqiptare në mënyrë krahasimore jo thjesht në nenin e Kushtetutës, për ti dhënë edhe përgjigje shqetësimit tuaj e lexojmë në germë apo lexojmë në frymë. Politika e burimeve njerëzore është politikë ekskluzive e ekzekutivit. Gjithashtu në rast se lexojmë nenin 100 dhe 102 të Kushtetutës, është Këshilli i Ministrave institucioni që harton dhe zbaton në terësinë e vet drejtimet kryesore të politikës së jashtme. Presidenti është vendsur si një digë le të themi finale për të mos lënë sistemin të rrëzohet dhe për ta përdorur të drejtën e tij për të emëruar përfaqësuesin fuqiplotë dhe të jashtëzakonshëm të Republikës së Shqipërisë, për të mos lënë Qeverinë për të gabuar në raste jashtëzakonisht të rralla.Po si mund ta përdorë këtë të drejtë Presidenti kur nuk është konsultuar për emrat që i çohen përpara për të firmosur?
Presidenti nuk ka pse të jetë i konsultuar. Presidentit i shkon përpara një dosje për çdo propozim sëbashku me CV, me gradën dipomatike që mbahet etj etj.Po marr rastin e Visar Zhitit. Visar Zhiti është dekretuar nga po i njëjti President para jo më shumë se 1 vit e gjysëm për të shërbyer si Ministër Kulture. Në dijeninë time, besoj dhe në tuajën posti i Ministrit është një post më i lartë në hiearkinë shtetërore sesa posti i Ambasadorit. Pra në rast se Presidenti ka dekretuar Visar Zhitin për të shërbyer Ministër Kulture është e paimagjinueshme që Presidenti të mos bjerë dakord për ta emëruar për të shërbyer si Ambasador në Vatikan.Megjithatë ka ndodhur..Ka ndodhur dhe ky është rasti ku po përballemi me një situatë të papreçedentë sepse i njëjti nen parashikon gjithashtu të drejtën e Presidentit për të emëruar Rektorin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave. Atëherë pyetja që unë bëj është kjo, Rektori, Dhori Kule, të cilin e njohim të gjithë votohet nga trupa zgjedhore në Universitet. Çfarë duhet të bëjnë studentët dhe akademikët, duhet të konsultohen me Presidentin për kandidaturat që janë për Rektor?Çfarë duhet të bëjnë aznëtarët e Akademisë së Shkencës kur zgjedhin kryetarin, duhet të konsultohen paraprakisht me Presidentin për emrin e kryetarit të Akademisë së Shkencave? Jo. Kam dëgjuar spekulime se Presidenti ka burime të tjera informacioni etj etj.Unë nuk mendoj se Presidenti i Republikës, kushdo qoftë ai, flas në kapacitetin institucional jo personal, e do më shumë apo më pak Shqpërinë seç mund ta dojë Kryeministri apo Ministri i Jashtëm. As nuk e do më shumë, as nuk e do më pak. Raportet me SHISH për të marrë analiza, për të marrë raportime për një kandidat apo situatë të caktuar i ka si Kryeministri, si Ministri i Jashtëm ashtu dhe Presidenti. Kontaktet më të mëdha me vendet ku duhet të shërbejnë këta njerëz, natyrisht që i ka Ministri i Jashtëm. Po ti referohemi ligjit për shërbimin jahstëm, të gjithë praktikës, ligjit ekzistues dhe të ri, është Ministri i Jashtëm kreu i shërbimit.Dhe ju kur më bëtë prezantimin thatë është kreu i diplomacisë. Për çfarë jam kreu i diplomacisë, për të mos pasur mundësinë për të bërë planifikim të burimeve njerëzore në kohë? Kur iku Ambasadori amerikan që mund të ketë qenë dhe disa herë në këtë studio?Po po, por për shkak të një situatë të papreçedentë në SHBA..Braho, për shkak të një situate të papreçedentë. Po ju keni bërë një analizë të shohim sesi është situata jonë sot për sot? Në rregull nuk dekretohet x Ambasador, po për tu liruar nga detyra. Nuk është lirimi nga detyra i një Ambasadori një proçes i relaksuar?Varet nga shkaqet se për çfarë e kërkoni lirimin.Për të liruar nga detyra nuk ka ….Pse e kërkoni lirimin e zotit.Ceka nga Ambasador në Romë?Unë nuk kam ardhur këtu për të ndarë me juu dhe opinionin publik që për çfarë kërkojmë ne dhe cilat janë arsyet që kërkojmë ne. Këtë gjë unë e kam bërë në rrugë institucionale dhe në rrugë shkresore dhe si Këshill Ministrash te Presidenti.Nuk ka të drejtë dhe publiku ti dijë arsyet?Nuk besoj se është në interesin e publikut një gjë e tilë. Mund t’ju them që ligji ekzistues dhe ai që do të hyjë në fuqi ndalon rreptësisht përfshirjen e diplomatëve apo Ambasadorëve në fushatë ao propagandë të karakerit partiak.Dhe për këdo në këtë vend që ka një memorie mund ti referohet qëndrimeve që janë mbajtur nga personi që ju referuat në fushatën zgjedhore të 2013 për të kuptuar në rast se jemi në shkelje të ligjit apo jo. Ky është një proçes komunikimi që kemi pasur në vijimësi me Presidentin , por nuk besoj se kjo është një çështje e cila ka n jë interes kaq të jashtëzakonshëm.E di çfarë ka interes të jashtëzakonshëm për mua, besoj dhe për opinionin publik, për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë ne më mirë në politikën e jashtme, si duhet të përfaqësohemi ne më mirë, si duhet ti pasurojmë ne qëndrimet, çfarë buxheti dhe instrumentash duhet të keni ne për këtë shërbim. Çfarë duhet të bëjmë më mirë në rolin rajonal që ka Shqipëria. Për këto çështje unë do të isha personi më i lumtur që të thirresha në konsultë, në raport, në ballafaqim me Presidentin tek zyra e tij për të ballafaquar të gjitha pikpamjet dhe për ta dëgjuar me shumë seriozitet dhe shumë durim në mënyrë që edhe trajektorja e shikimit tim për politikën e jashtme të ishte edhe më e përmirësuar se ç’është.Në këtë studio Presidenti ka dhënë një deklaratë, ku e quan jo normale mënyrën sesi ju komunikoni për çështje të rëndësishme.Bëhet fjalë për zhvillimet që pasuan incidentin në Beograd, për deklarata të cilat u shkëmbyen në atë periudhë. Dhe mund t’ju them se si Ministër i Jashtëm kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryeministrin për të gjitha qëndrimet që janë mbajtur.Kam informuar kryetarin e Kuvendit, kam informuar deputetë të cilët kanë shprehur interes për këtë çështje, përveçse kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me interlekutorë ndërkombëtar.Me Presidentin keni qenë?