ERE për energjinë, Ahmeti: Me rëndësi paisja e konsumatorëve me matësa

Sfidë e sektorit të energjisë tashmë është paisja e konsumatorëve me matësa energjie.Kreu i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike Petrit Ahmeti deklaroi se në Shqipëri nevojiten rreth 300 mijë matësa dhe kjo është shumë e rëndësishme për të disiplinuar sektorin. Sipas Ahmetit e nevojshme është të vendosen sahatë pavarësisht nëse do jenë inteligjentë apo të thjeshtë.“Ne po dialogojmë me kompaninë për plotësimin e konsumatorëve pa matëse. Pasi kjo është e dëmshme për sektorin pasi nuk të lejon të kesh një kontroll shumë rigoroz në lidhje me konsumine e energjisë.”Po ashtu edhe deputeti demokrat Kozma Dashi deklaruan se paisja e konsumatorëve me matësa është e vetmja mundësi për ti dhënë fund faturimeve afrore.