Tirana pa një cirk, artistët kundërshtojnë shembjen e çadrës

Pas konfliktit që kanë patur me pronarët e truallit ku është ndërtuar "Cirku Kombëtar", artistë e përgjegjës të këtij institucioni kanë kundërshtuar me forcë shembjen e çadrës dhe zhvendosjen e tyre në një ambient tjetër.Nga ana tjetër ende nuk ka një vend konkret se ku do të shpërngulet trupa e artistëve, pasi projekti i parashikuar i disa viteve më parë afër Digës së Liqenit Artificial ende nuk ka përfunduar.Drejtuesit e Cirkut Kombëtar kërkojnë që pronarit t'i kompesohet trualli dhe çadra të mos lëvizë nga vendi ku është vendosur sipas Ministrisë së Kulturës.Nga ana tjetër vendimi për lirimin e çadrës së Cirkut Kombëtar, nga zyra e permbarimit është shtyrë sërish, deri në një masë të dytë ekzekutimi.