Qeveria lan kreditë, 1.5 mln euro për fermerët e përmbytur

Qeveria do të paguajë 1.5 milion euro kredi të fermerëve të përmbytur pranë fondeve të kreditimit. Vendimin e ka zbuluar në Ora News, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili po ashtu paralajmëroi një plan për ndërhyrje për largimin e të gjitha ndërtimeve buzë lumenjve.Tiranë- Qeveria do tu paguajë fermerëve të përmbytur 1.5 milion euro kredi.“Qeveria shqiptare vendosi që të mbulojë kreditë e shpërndara nga njësitë e mikrokreditimit feremerëve të cilët kishin marrë kredi por për shkak se u dëmtuan rëndë nga përmbytjet nuk ishin në gjendje tu përgjigjeshin interesave të këtyre kredive. Rreth 1.5 milion euro që do mbulohen nga qeveria shqiptare”.Nga studio e lajmeve të Ora News, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti paralajmëroi një aksion pastrimi nga ndërtimet në zonat pranë lumenjve.“ Ajo që kërkohet të bëhet dhe këtu kërkohet guxim, për të larguar nga brigjet e luemenjve të gjithë ato investime jashtë kritereve urbanistike që jo vetëm na pengojnë neve për të bërë investimet e duhura në kuptimin e kanalizimeve, forcimit të argjinaturave dhe mbjelljen e pemëve që do pengonin erozionin.Por natyrisht ata rrezikojnë dhe jetën e tyre në mënyrë sistematike. Dhe për këë kërkohet një zgjidhje që e shikoj afatmesme dhe afatgjatë pasi kemi të bëjmë me shpërngulje masive të vendbanimeve, vendosjen e tyre tipikisht buzë kodrave, larg brigjeve të lumenjeve dhe për të cilën kërkohet një kosto financiare.Ndërsa nënvizoi se tashmë emergjenca ka kaluar dhe jemi në fazën rimëkëmbjes, Ministri Panariti tha se situata e krijuar nga përmbytjet duhet të shërbejë edhe për nxjerrjen e mësimeve.