Nishani dekoron disa personalitete për 7-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti Nishani dekoroi sot një sërë personalitetesh të shquara për kontributet ne luften per çlirim dhe pavaresi te Kosoves.Të pranishëm në ceremoni ishin zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Kosovës, kreu i Parlamentit, lideri i opozitës dhe figura të tjera të politikës shqiptare e kosovare.Presidenti Nishani i akordoi intelektualit elitar, i dëshmuar me publikime të rëndësishme profesionale, por edhe artistike; Oficerit madhor, kërkuesit shkencor të teorisë dhe praktikës në artin e luftës; Njërit nga ideatorët dhe projektuesit e bërthamave të strukturave të para institucionale ushtarake; Ministrit të parë dhe themeluesit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit (pas vdekjes) Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.Kreu i Shtetit vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” pas vdekjes veprimtarët e shquar, luftëtarët, ushtarakët, atdhetarët: Salih Çekaj, Zahir Pajaziti, Tahir Zemaj, Agim Ramadani, Ekrem Rexha (Drini), Indrit Cara, Luan Haradinaj, Bekim Berisha (Abeja), Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Smajl Hajdaraj.Dhe me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Enver Malokun, Xhemal Mustafën, Shaban Manajn, Latif Berishën, Ukë Bytyqin si dhe me Titullin “Për merita të veçanta civile” Ismet Rracin, Agim Hajrizin, Haki Imerin.