PDIU i jep "Urdhërin e Mirënjohjes" Ramush Haradinaj

Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është nderuar me "Urdhërin e Mirënjohjes" nga Shoqata Çamëria.Delegacioni nga Kosova është pritur në selinë e PDIU-së nga vetë kryetati Shpëtim Idrizi, i cili i dorëzoi edhe "Urdhërin e Mirënjohjes" për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës në emër të Shoqatës Çamëria dhe grupi parlamentar i deputetëve të Partisë Drejtësi, Integrim, dhe Unitet.Më herët ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vlerësua me titullin "Nderi i Qarkut të Tiranës" nga kryebashkiaku Lulzim Basha.