Panariti në Levan të Fierit, shpërndan dele dhe qengja për fermerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2015, 22:32
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vizituar në fshatin Levan, fermerin Taulant Veizaj. Në vazhdën e dëmshperblimit të fermerëve të dëmtuar nga përmbytja e 2 shkurtit sot u dhanë 149 dele dhe 48 qingja.Nga Levani Ministri Panariti tha se do të kompensohen te gjithë fermerët e dëmtuar duke i dhënë vëmendjen e duhur bujqësisë.Prefekti i Qarkut Fier, Xhevit Bushaj, u kërkoi banorëve durim dhe kohë deri në dëmshpërblimin e plotë.Dëmshpërblimet për fermerët e dëmtuar jo vetëm nga bagëtitë, por edhe tokat bujqësore pritet të realizohen brenda kësaj jave më të gjitha fshatrat e dëmtuara nga përmbytja.