Komisioni i Medias do ndryshojë legjislacionin për Komanin

Nevoja për spostimin e katër shtyllave të tensionit të lartë ka çuar ligjvënësit të propozojnë ndryshimin e legjislacionit, pasi ekzistuesi ka bërë që tashmë projekti në vendbanimin Mesjetar të Komanit të kushtojë më shtrenjtë.Projekti i Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka gjashtë vite që diskutohet dhe ka qenë pikërisht kjo e cila ka ngjallur debate në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.Sipas përfaqësuesit të PD, Luçiano Boçi, kësaj çështje nuk duhet ti jepen ngjyrime politike.Diskutimet në Komision u bënë pa praninë e Ministrisë së Kulturës, e për këtë arsye anëtarët kanë kërkuar që javën e ardhshme të thërritet në seancë degjimore Ministrja Mirela Kumbaro, në mënyrë që ajo të japë dhe shpegimet e duhura për Komanin.