Prishja në lagjen “Kushtrimi”, e moshuara rezistencë, nuk liron banesën
Përqafimi i këtij polici nuk e bindi të moshuarën, Ademe Hyseni, të largohet nga shtëpia e saj në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë që do të shembet për ti hapur rrugë ndërtimit të rrugës Transballkanike.Por veç dashurisë, me të moshuarën policia dështoi edhe me forcë, pasi e moshuara sërish rezistoi duke deklaruar se streha që ka mbi kokë është e vetma pasuri dhe po doli prej saj nuk ka ku të shkojë.Ademe Hyseni: “ Me se do ta paguaj unë? Mua raportin ma preu, ndihmë nga djemtë nuk kam, as nga ndonjë nuk kam përkrahje. Na ka thënë kur të bëhen këtu e për dy vjet. Ne jemi në qiell të hapur, jemi përjashta moj. Nuk besoj unë më.”Si Ademe Hyseni në lagjen “Kushtrimi” janë edhe shumë familje të tjera, të cilat nuk përfitojnë shpronësim për banesat e tyre pasi kanë ndërtuar aty pas vitit 1990. 44 familje do të përfitojnë vetëm 2 vjet qira të paguar.Në ditën e parë të aksionit të IKMT në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, u shemben më shumë se 20 objekte ndërsa në listë janë 137-te shtepite e ndertuara ne këtë zonë.
