E hëna e tretë në protestë, mjekët krijojnë Union, kërkesa të reja
Në javën e tretë të protestës mjekët kanë krijuar një union dhe vijnë më kërkesa më të shtuara. Përveç testimit dhe pagës më të lartë, mjekët thanë se Shefat e shërbimeve duhet të zgjidhen nga vetë bluzat e bardha dhe jo nga Ministritë. Protesta ka vijuar edhe në qytete të tjera të vendit.Tiranë-Kjo ka qenë e hëna tretë e protestës të mjekëve të QSUT-së. Por në këtë javë ata dalin në këtë vendim me krijimin e një unioni të profesionistëve sipas Kushtetutës bazuar në nenet 15, 46 dhe 47, po ashtu edhe me kërkesa të tjera shtesë që nuk lidhen vetëm më testimin.Një nga kërkesat e shtuara është që Shefat e shërbimit të zgjidhen vetë nga bluzat e bardha dhe të kenë vetëm një mandat.Tritan Kalo, mjek infeksionist: “Shefat e shërbimeve nuk kanë një status të përcaktuar mirë për kohëzgjatjen e kryerjes së detyrës. Dhe është koha kur tani do të rinovohet një pjesë e madhe e Shefave të shërbimit dhe ne kërkojmë që pikërisht statusi i tyre të jetë i mirëpërcaktuar si nga Ministria e Arsimit ashtu dhe ajo e Shëndetësisë, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e punëve në qëndrat spitalore Universitare”.Infermier: “Flitet që me datën 28 ne infermierët do të testohemi, infermierët e QSUT, pra ngelen edhe 12 ditë dhe akoma nuk ka një letër zyrtare për të. Çfarë reagimesh duhet të presin nga ne, kur ne nuk kemi një letër zyrtare për këtë gjë”.Por protesta e mjekëve u mbështet edhe nga shoqëria civile.Besian Pesha, shoqëria civile: “ Testimi i mjekëve është halli i fundit që duhet ti shkojë në mendje zotit. Ministër”.Kastriot Frashëri, shoqëria civile: “Qeveria duhet të heqë nga ky konflikt i panevojshëm me komunitetin e mjekëve “.Mjekët pezulluan punën gjatë kësaj proteste. Oborri i urgjencës, siç ndodh përgjithësisht, është i populluar nga të afërm të pacientëve, të cilët këtë herë nuk kanë qëndruar në distancë ndaj mjekëve, përkundrazi thonë se bluzat e bardha kanë të drejtë që protesojnë për testimin, por nuk duhet të lënë shërbimin për të dalë në protestë.Qytetar 1: “ Duhet ti nënshtrohen testimit, por jo të gjithë. Duhet të kategorizohen them unë”.Qytetar 2: “ Protesta e mjekëve është shumë mirë. Ka 30 vjet mjek dhe të merret në testim.. Edhe ne si pacientë dhe të tjerë duhet të ngrehemi për atë”.Protesta e mjëkëve nuk është vetëm në Tiranë. Ajo është përshkallëzuar edhe në qytete të tjera si Korçë, Shkodër, Lezhë dhe Lushnje.