Merren në pyetje vëlla e motër, Prokuroria: Ekzaminim mjeko-ligjor për Florije Pecin
Menjëherë pas delegimit të çështjes nga Prokuroria e Përgjithshme të cështjes së Florije Pecit tek ajo e Tiranës, kjo e fundit është venë në lëvizje duke pyetur personat kryesorë të kësaj cështje. Mbrëmë gjatë pasdites për dy orë me radhe është pyetur vetë Florija në ambjentet e maternitetit “Mbretëresha Xheraldinë”. Gjatë marrjes në pyetje të 22-vjecares ka asistuar edhe një psikologe, pasi gjendja e saj mendore që pas aksidentit nuk është e mire.Prokurorët nuk kanë mundur të mësojnë shumë nga vajza, pasi ajo është shprehur se nuk mban mend asgje nga e gjithë kjo histori. Ndërkohë që sot në Prokurorinë e kryeqytetit janë paraqitur edhe vëllai dhe motra e saj, si dy persona që mund të kenë dijeni për gjithë këtë histori.Per 6 orë me radhë Gazmend dhe Erida Peci kanë dhënë deponimet e tyre në Prokurori për atë cka dinin për periudhën që ka qëndruar Florija në Austri.Ndërkaq pas përfundimit të marrjes në pyetje ata nuk kanë dashur të flasin për mediat. Ndërkaq burime nga Prokuroria bëjnë me dije se do të kërkohet edhe një ekspertim psikologjik i 22 vjecares, duke patur parasysh deklarimet e saj.Gjithashtu do të kërkohet edhe kartela mjekësore e vajzës ku të jetë e përcaktuar edhe koha e sakte kur është abuzuar dhe më vonë një analizë AND për të përcaktuar personin që ka abuzuar me të mbijetuarën e aksidentit të Himarës ku humbën jetën 13 persona.Ndërkohë nga Prokuroria priten të pyeten edhe 7 persona të tjerë të cilët mendohen se kanë informacione të vlefshme që do të cojnë në zbardhjen e kësaj historie.Ndërsas mjekët e spitalit ku kurohet 22-vjecarja thonë se barra është ngjizur rreth datës 20-25 shtator,ndërsa një javë më parë vëllai i saj beri kallzimin në Prokurori.