Nëshkruhet marrëveshja e PAP-2, Berisha: Të rinjtë do lundrojnë në internet falas

Ministria e Inovacionit,  ministria e ekonomisë, ministria e brendshme dhe ministria e arsimit  nënshkruan sot marrëveshjen  e bashkëpunimit PAP-2 e cila do të bëjë të mundur përdorimin e internetit falas në shumë zona të vendit.Kryeministri Berisha u shpreh në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes se ky vendim përbën një arritje madhore dhe e bën Shqipërinë një nga vendet më të pakta të planetetit që ofron internet falas."Jam i bindur se ky akt madhor në kuadër të projektit “Shqipëria dixhitale” do të ketë pasojat më pozitive, dhe për rrjedhojë një ridimensionim të madh të përdorimit të internetit në 4 anët e vendit nga qytetarët” tha Berisha.Sipas kryeministit kjo marrëveshje firmoset pasi në një hark kohor 6-vjeçar me nismën “Shqipëria dixhitale” janë  shënuar rezultatet nga më të rëndësishmet.  “Sot përdorimi i internetit në Shqipëria është mbi 60 përqind kundrejt 4.8 që ishte në 2008” shtoi Berisha.Duke e cilësuar si shumë të rëndëshishme që 49 prej zyrave që ofrojnë internet falas janë në universitetet e vendit, kryeministri Berisha kërkoi nga posta shqiptare shtimin e tyre në mënyrë që studentët të kenë akses më të madh për përdorimin e internetit.Sipas kreut të qeverisë, në botën virtuale rendet me vrap dhe qeveria do e bëjë vendin një superfuqi rajonale të IT në rajon.