Shpërthimet në Tiranë, babai i Emirjonit: Djali im s'ka faj, shiti vetëm kartat
Dy javë kohë do ti duhet Prokurorisë për të gjetur se çfarë roli ka pasur 24-vjeçari Emirjon Gjuta në tre episode e vendosjes së tritolit në Tiranë. Për këtë shkak Gjuta do të qëndrojë në qeli edhe dy javë të tjera edhe pse avokati i tij ka kundërshtuar lidhjet e tij me shpërthimet, ndërsa babai pas seancës ka deklaruar se djali i tij është një tregtar i thjeshtë kartash telefoni.Tiranë-Emirjon Gjuta, 24-vjeçari i arrestuar si personi që do të çonte ne zbardhjen e vendosjes se 800 gr tritol në farmacinë e babait te Ministrit të Brendshëm dhe shtëpinë e një efektivi të policisë së Korçës, do të qëndrojë 2 javë nën arrest.Ky ishte vendimi që shpalli sot gjykata gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, pas kërkesës së Prokurorisë për arrestin me 15 ditë.Kjo sipas Prokurorisë do të jetë koha e mjaftueshme për të përcaktuar rolin e të pandehurit Gjuta në tre episodet e ndodhura në Tiranë brenda pak orëve.[caption id="attachment_465660" align="alignnone" width="640"]
(Në foto: Avokati i Emirjon Gjutës, Qazim Gjoni)[/caption]Avokati Qazim Gjoni: “Duke bashkëpunuar me policinë me qëllim që të mundësojmë identifikimin e personit të cilit i ka shitur një aparat celular. Është gjetur i papërdorur në stacionin e autobusëve.Pra është atje ku pretendohet se ka qenë një sasi eksplozivi. Me datën 12 është pyetur nga policia dhe ka treguar të gjithë aktivitetin e tij të datës 9 kur e ka blerë këtë aparat celular dhe po atë ditë ia ka shitur një personi”.Edhe babai i tij ka mundur të ngrejë një tjeter alibi, duke deklaruar pas vendimit të Gjykatës se djali i tij është i pafajshëm dhe se ai thjesht ka shitur karta telefoni.[caption id="attachment_465659" align="alignnone" width="640"]
(Në foto: Babai i Emirjon Gjutës, Ramiz Gjuta)[/caption]Ramiz Gjuta: “Ai nuk, ka lidhje fare, fare me tritolin.Ai ka lidhje vetëm me punën, me shkollën, me hallet e familjes së vet”.Gjate kohës qe gjykata zhvillonte seancën për vlerësimin e masës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, prokurori Eugen Beci dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Artan Didi zhvilluan një takim diskret.Mësohet se temë e këtij takimi ka qenë shkëmbimi i informacionit në lidhje me rastet e fundit të vendosjeve të tritolit, të cilat po hetohen si akte terroriste nga kjo Prokurori .