Greqi, shqiptari vret ish-të dashurën greke, më pas veten
Greqi-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e 14 shkurtit në një palestër në Kallamata të Greqisë, ku një shqiptar ka vrarë me pistoletë të dashurën e tij greke dhe më pas ka kryer vetëvrasje.Policia greke bën të ditur se autori është 30 vjeçari shqiptar Eris Ismaili, ndërsa viktima 32 vjeçarja Elina Vachaviolou.Mediat greke shkruajnë se dy personat kanë pasur një marrëdhënie dashurie mes tyre, por kishin pak kohë që ishin ndarë, ndërsa 30 vjecari shqiptar ishte dëbuar nga Greqia pasi nuk ishte leje qëndrimi, por ishte rikthyer në mënyrë të paligjshme.Mësohet se 30 vjecari e ka qëlluar me armë pas një konflikti që kanë pasur në palestrën ku ish-e dashura e tij punonte. Të afërmit e Elina Vachaviolou janë shprehur se ata janë ndarë në krishtlindjet e vitit të shkuar, kur vajza mësoi identitetin e shqiptarit, i cili e kishte gënjyer.
