Vlorë, nis prishja në lagjen “Kushtrimi”, Disa banorë: Po hidhemi në rrugë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi paraditen e kësaj të hëne, 16 shkurt 2015 aksionin në Lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.Siç më herët ishte bërë e ditur do të shemben të 137-të shtëpitë e ndërtuara ne këtë zonë.25 prej familjeve që kanë përfituar nga procesi i legalizimit, dhe 12 që morën çertifikatën e pronësisë pas verifikimit se janë banorë të lagjes “Kushtrimi” që para viteve -90 do të dëmshpërblehen plotësisht, ndërsa 44 familje do të përfitojnë pagimin e dy viteve qera si të pastrehë.Banorët që nuk rezultojne te perfshire ne skemen e legalizimit me lot ne sy pohojnë se mbetën mes katër rrugëve.“Ku do të vete unë tani. Në moshën 70 vjeç, turp për së gjalli” thotë një banor“Jam 23 vjet këtu por nuk na kanë pranuar. Rama erdhi për të takuar por nuk na lejoi. Na tha rrini se ju lashë” thotë një grua tjetër.Ndonëse nuk përfitojnë nga procesi i legalizimeve, janë banorë të lagjes kushtrim prej 23 vitesh.“Dhe gjermani që ishte gjerman as ta digjte shtëpinë, as ta prishte po nuk e ngacmoje. Ku do vete unë tani, mosha 70 vjeç, i sëmurë jam. Kush më qas mua në këtë moshë. Të prishin shtëpinë në pleqëri” thotë i moshuari.banore te lagjes kushtrimiAksioni per prishjen e objekteve ne lagjen "Kushtrimi" po zhvillohet qete pa konfrontime mdis banorëve dhe forcave te policise që po monitorojnë ndërhyrjen e IKMT.Deri me tani janë shembur 20 objekte banimiEdhe kryeministri Rama e përshëndeti aksionin nga rrjeti social facebook, i cili shkruan: "Nis në Vlorë puna për hapjen e shtratit ku do ndërtohet më në fund pas vitesh zvarritje "Transballkanikja" e plotë"rama [caption id="attachment_465415" align="alignnone" width="640"]kushtrimi 1 ok Në foto: Aksioni për prishjen e objekteve në lagjen Kushtrimi që preken nga Transballkanikja[/caption][caption id="attachment_465414" align="alignnone" width="640"]kushtrimi 2 ok Në foto: Aksioni për prishjen e objekteve në lagjen "Kushtrimi " që preken nga Transballkanikja[/caption][caption id="attachment_465413" align="alignnone" width="640"]kushtrimi 3 ok Në foto: Aksioni për prishjen e objekteve në lagjen Kushtrimi që preken nga Transballkanikja[/caption][caption id="attachment_465412" align="alignnone" width="640"]kushtrimi 4 ok Në foto: Aksioni për prishjen e objekteve në lagjen Kushtrimi që preken nga Transballkanikja[/caption] Në lagjen Kushtrim të Vlorës, janë rreth 130 objekte që preken nga plani i zgjerimit të Transballkanikes. Banorët më herët kanë protestuar kundër planit që u prek banesat, duke arritur të futen me dhunë edhe në bashkinë e vlorës.Dy ditë më parë banorët që preken nga prohjekti janë takuar edhe me kryeministrin rama, I cili ka ndarë certifikata pronësie për banesat që janë ndërtuara para viteve '90 që do të thotë se do të shpronësohen. Ndërkohë për banorët që kanë ndërtuara pas viteve 90, do t'u sigurohet dy vjet pagesë qiraje nga shteti.