Lezhë, makina aksidenton për vdekje kalimtarin

Lezhë-Një këmbësor humbi jetën në Lezhë, pasi u përplas nga një automjet rreth mesnatës së të dieles në hyrje të qytetit, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Lek Tusha 54-vjeç.Viktima u përplas nga një automjet tip "Land Rover" me targa AA 985 AY që drejtohej nga Fatjon Elezi. Policia bërë të ditur se në momentin e aksidentit 54 vjecari ka qenë duke kalur nga njëri kah i rruges në tjetrin dhe nuk e ka parë automjetin teksa lëvizte me shpejtësi. Përplasja ka qenë i fortë duke i shkaktuar plagë të shumta viktimës në kokë i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.Policia ka shoqëruar menjëherë në komisiariat drejtuesin e mjetit i cili u morr në pyetje rreth ngjarjes. Eshtë bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërpreja e rrugës nga ana e viktimës si dhe errësira në rrugë, duke mos i lënë mundësi drejtuesit të mjetit për  ta parë 45-vjeçaren teksa po i ndërpriste rrugen.