Itali, vdes nga gripi i derrit 68 vjeçarja me origjinë shqiptare

Itali-Një 68 vjeçare me origjinë shqiptare ka vdekur pasi ka qenë e shtruar në spital nga gripi derrit.Mediat italiane shkruajnë se gruaja me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë mesnatën e së premtes dhe ka qenë e shtruar në spital që në datën 4 shkurt në Leçe.Gruaja me origjinë shqiptare, identiteti i së cilës ende nuk dihet ka qenë në gradën e tretë të gripit të derrit.Kjo është rasti i shtatë me vdekje nga gripi i derrit në Leçe.