Protesta në Turqi pas vrasjes makabër të 20-vjeçares

Mijëra gra dolën në rrugët e qyteteve kryesore turke për të protestuar mbi liritë e grave pasi një 20-vjeçare u gjet e djegur pasi i kishte bërë rezistencë një shfoeri autobuzi që donte ta përdhunonte.Policia turke gjeti trupin e Ëzgexhan Asllan në një lum pranë qytetit Mersin që të premten dhe deri tani janë arrestuar shoferi i autobusit, babai dhe një mik i tij. Ëzgexhan ishte zhdukur që të mërkurën teksa po kthehej nga shkolla, pasi ishte studente në fakultetin e psikologjisë në qytetin jugor.Por edhe pse familjarët e viktimës, janë telefonuar për ngushëllime nga presidenti Erdoan dhe kryeministri Dautollu, në Ankara, Stamboll dhe Mersin, protesta të shumta janë mbajtur nga aktivistet e të drjtave të grave. "Nuk kam vënë gjumë në sy që kur kam marrë vesh lajmin sepse kam një vajzë 16-vjeçare që shkon çdo ditë në shkollë vetëm, me autobus. Si mund ta dërgoj në shkollë tani", thotë një protestuese.Kryeministri Dautollu dënoi publikisht ngjarjen dhe u zotua se autoritetet do të bënin maksimumin për të dënuar përgjegjësit e kësaj vrasjeje makabër.