Fier, arrestohen nga policia 6 persona për grabitje me armë
Policia e Fierit ka arrestuar 6 persona gjatë operacionit të Koduar "Gjanica", pasi mesnatën e 13 shkurtit është grabitur banesa e shtetases me iniciale A.H.Alban Tosku 24 vjeç dhe Endri Ngresi 23 vjeç, janë arrestuar për veprën penale vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje.Endrit Llazi 19 vjeç, për moskallzim të veprës penale. Eduart Meçaj 24 vjeç, Nikolla Shkurti 19 vjeç dhe E.Y 17 vjeç për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.Gjatë grabitjes me maska nën trysninë e armëve ata kanë arritur të marrin një shumë prej 200 mijë lekësh, telefon celular si dhe I-pad.Nga ana e saj policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, dy maska, dhe 7 telefona celularëMaterialet lidhur me këtë çështje iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.