Vritet terroristi, policia daneze qëllon autorin e dy sulmeve, hapi zjarr
Policia e Kopenhagenit raporton se ka qëlluar autorin që hapi zjarr mbi ta në dy sulmet e para të kryeqytetin e Danimarkës.Policia po merret me investigimin nëse bëhet fjalë për autorin që fshihet pas sulmeve orë më përpara tek një kafene dhe afët një sinagoge.Në sulmin e parë, një person u vra dhe 2 u plagosën gjatë një debati për lirinë e fjalës që po zhvillohej në një kafene.Në sulmin e dytë, një hebre u vra dhe 2 oficerë policie u plagosën në afërsi të sinagogës kryesore të qytetit.Fillimisht nuk ishte e qartë nëse vrasjet kishin lidhje me njëri-tjetrin.Të dielën në mëngjes, policia tha se po mbante nën vëzhgim një shtëpi në qarkun e Norrebros, duke pritur që i zoti i shtëpisë të kthehej.Kur ai u kthye, i dalloi oficerët e policisë dhe hapi zjarr mbi ta, thonë policët. Më pas ata ishin të detyruar ta qëllonin duke e lënë të vdekur atë.“Ne mendojmë se është i njëjti fajtor që fshihet pas të shtënave ndaj policisë me të dy vrasjet qoftë në kafene, qoftë në sinagogë,” thotë Inspektori i Policisë Molgaard Jensen në një deklaratë për shtyp.Ai gjithashtu shtoi se policia do të qëndrojë në kujdes të vazhdueshëm në të gjithë qytetin.