Prokuroria kërkon 3 vjet burg për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu
3 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për kryetarin e bashkisë së Vlorës, Xhelal Mziu, i vënë në akuzë për shpërdorim detyre dhe abuzim në tendera.Për më shumë se 30 minuta Prokurorij e çështjes ka njohur të pandehurin dhe gjykatën me konkluzionet përfundimtare.Sipas akuzës, kryetari i Bashkisë së Kamzës në dhe Drejtori i taksave në këtë Bashki, Bujar Loshi, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shkaktuar dëm ekonomik shtetit dhe dy shoqërive tregtare.Prokurorja Antoneta Sevdari:“Deklarimin fajtor të shtetasit Xhelal Mziu për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, për sa i takon faktit penal të vendosjes së taksave në kundërshtim me ligjin të kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.Deklarimin fajtor të shtetasit Xhelal Mziu për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera gjatë proçedurave të prokurimit dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.Në aplikim të nenit 55, në paragrafin e parë dhe të dytë të kodit penal dënimin e tij me 3 vjet burgim. Në aplikim të nenit 35 të kodit penal ti hiqet të pandehurit Xhelal Mziu e drejta për të ushtruar funksione publike në një periudhë 3 vjeçare”.Në 33 faqe konkluzione, Prokuroria ka argumentuar me prova dhe fakte akzuat, duke pretenduar se Mziu dhe Loshi kanë përfituar duke vepruar sipas interesave të tyre në lidhje me investime që kryhen në zonën e Bashkisë Kamëz.Edhe pse seanca për mbrotjen është caktuar data 27 shkurt, kryetari i Bashkisë i vënë ne akuze ka nisur të mbrohet menjëherë pas fjalës se Prokurores.Ai tha se Prokuroria nuk siguroi dokumenta origjinalë për hetimet dhe se me aplikimin e taksave u zhvilluan bizneset dhe shtuan të ardhurat e Bashkisë se ai drejton.