Negociatat për borxhin, Tsipras takon sot kreditorët e Greqisë

Kryeminsitri grek Tsipras pritet të takojë gjatë ditës së sotme kreditorët e Greqisë për të diskutuar rreth problemeve ekonomike të Athinës.Takimi vjen pasi Eurogrupi dhe Greqia dështuan të arrinin një marrëveshje të re për borxhin grek.Në samitin e BE-së që u mbajt një ditë më parë, kryeministri Tsipras, tha se masat shtërnguese po vazhdojnë ta vrasin ekonominë e Greqisë.Ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nënvizoi se udhëheqësit evropianë "nuk kanë hyrë në negociata me Greqinë".Megjithatë Tsipras ka gjetur dakordësinë me kryesuesin e ministrave të financave të Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem për një takim të ri me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Bankës Qëndrore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.Greqia po kërkon një kredi për tejkalimin e problemeve aktuale ekonomike. Pa një kredi nga partnerët ndërkombëtarë, shteti helen mund të përballet me falimentim.