Berisha dhe Tahiri përplasje në kuvend për laboratorin e drogës
Ish kryeministri Sali Berisha u përplas me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri rreth ngjarjeve të fundit në vend.Në qendër të debatit ishte edhe operacioni i drogës në Xibrakë të Elbasanit, ku Berisha përmendi kreun e policisë së Qarkut Neritan Nallbati. Disa orë pas kësaj u përfol një transferim i mundshëm i Nallbatit, por që nuk u konfirmua nga burime zyrtare.Sali Berisha: “Në një farë mënyrë këto janë paralajmërime të krimit për qeverinë se ke kaluar vijën e kuqe. Le të kthehemi tek ngjarjet e mëdha të këtyre ditëve të fundit. Hakmarrja për drejtësi u shfaq më e fuqishme se kurrë dhe ata që nuk guxojnë t’i përmendin emrin, tregojnë ajo u ka futur frikën deri në palcë. Me dosje e dokumenta, Gentjan Gjonaj ka qenë një nga eksponentët më kryesorë e më të rrezikshëm të bandës. Ai ishte ministri juaj (Tahiri) që u mor me këtë bandë? A është ministri juaj që Neritan Nallbatin e nxorri nga shërbimi policor si bashkëpunëtor të bandës? A jeni ju që e çuat Neritan Nallbatin në Elbasan, pikërisht aty ku donte banda? Mos u bëj zëdhënës i një bande kundër një bande tjetër. Bandat një fytyrë kanë”.Saimir Tahiri : “Nuk do bëja kurrë për cilindo përfaqësues të opozitës në asnjë situatë deklarata kaq të papërgjegjshme, kaq jonjerëzore që më së shumti i japin vrull krimit se sa fitojnë vota nëpërmjet fjalëve".