Mbi 600 familje në Kukës, në pritje të zhbllokimit të fondit

Mbi 600 familje të pastreha të qytetit të Kukësit, vijojnë që të jenë në pritje të lëvrimit të kredive me interes të ulët.Që nga koha e pezullimit të kësaj kredie, pas abuzimeve që u regjistruan në qytete të ndryshme, deri tani në Këshillin Bashkiak, ku dhe hartohen listat e përfituesve, nuk ka mbërritur asnjë shkresë për zhbllokimin e banesave socialeBasri Elezi, Kryetar i këshillit bashkiak Kukës : “Gjithë familjet e Kukësit vijnë nga përmbytja e Fierzës dhe janë të pastrehë. Numri ka shkuar në 600 deri në 700. Po ikin nga fshatrat për mënyrën e jetesës. Ne kemi akoma qytetarë të para viteve ’90 që janë shumë të vuajtur nga këto probleme”.Në qytetin e Kukësit numri i familjeve të cilat kanë aplikuar në bashki për t’u trajtuar me kredi për blerjen e banesave vjen duke u rritur, ndërkohë që ka nga ata që prej vitit 1990 ende nuk kanë mundur të përfitojnë.