Kolonjë, çatia e shkollës e dëmtuar rrezikon jetët e fëmijëve
Prej vitesh shkolla e mesme ne komunën Mollas të Kolonjës nuk ka marrë asnje lloj investimi për pasojë çatia e kësaj shkolle rrezikon shembjen.Në një pjesë të konsiderueshme tavani është kalbur nga lagështira ndërsa në disa klasa janë shfaqur shenjat e para të rënies.Për drejtorin e shkollës, Mariol Beqiri, situata është emergjente dhe e rrezikshme për fëmijet, ndaj është pezulluar mësimi në katin e dytë të ndërtesës.Mariol Beqiri: “Kishte rënë një pjesë e tavanit në njërën klasë. Ne si staf kolektiv menduam ta hiqnim njërën klasë dhe ta bashkonim me një klasë tjetër. Nëse nuk ndërhyjmë patjetër që situate do të përkeqësohet”.Kreu i komunes se Mollasit, Artur Nazarko, tha se ka kërkuar që mësimi të pezullohet totalisht deri në ndërhyrjen për restaurimin e çatisë, pasi jeta e fëmijëve rrezikohet seriozisht.Ai ka dërguar që në korrik një projekt në Ministrinë e Arsimit, por fondi që kërkohet prej 19 milionë lekësh të vjetra nuk është vënë ende në dispozicion.Artur Nazarko : “I jam drejtuar zyrës arsimore Kolonjë, që në korrik të vitit të kaluar me shkresë, duke vënë në dijeni që në këtë shkollë nuk mund të zhvillohet proçesi mësimor pasi paraqet rrezikshmëri. Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga kjo zyrë, pavarëisht se e kanë parë situatën. I jam drejtuar edhe Ministrisë së Arsimit për çeljen e një fondi prej 1 milionë e 900 mijë lekë të reja”Në shkollën 9 vjeçare dhe të mesme të fshatit Mollas që është ndërtuar që në kohën e komunizmit mësojnë rreth 90 nxënës. [caption id="attachment_464349" align="alignnone" width="971"]
Në foto: Çatia e prishur e shkollës së mesme në Komunën Mollas[/caption][caption id="attachment_464346" align="alignnone" width="905"]
Në foto: Çatia e prishur e shkollës së mesme në Komunën Mollas[/caption][caption id="attachment_464348" align="alignnone" width="904"]
Në foto: Inertet e rëna nga prishja e tavanit të shkollës[/caption]