Itali, sherr mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes ‘5 Yjet’

Ka përfunduar me sherr mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes ‘5 Yjet’, seanca e së enjtes mbrëmja në parlamentit italian, ku po diskutohej mbi reformat që duhen ndërmarrë nga qeveria si pjesë e planit të ringritjes ekonomike të vendit.Edhe pse dukej se palët kishin arritur një marrëveshje në takimin paraprak, në sallën e paralamentit debatet kanë përfunduar me përplasje mes palëve.Edhe pasi seanca është ndërprerë, me t'u rikthyer në sallë, deputetët e Lëvizjes ‘5 Yjet’ kanë hipur mbi tavolina duke bërtitur "Ndershmëri, ndershmëri!", duke sjellë edhe mbylljen përfundimtare të seancës përfundimisht.Ngjarja është kritikuar edhe nga kryeministri Mateo Renci, i cili u ka bërë thirrje atyre që janë në minorancë të mos imponojnë mendimet e tyre me dhunë dhe bllokim seancash.