Eurodeputetët Fleckenstein dhe Boshtinaru dënojnë sulmet me tritol
Pas serisë së sulmeve me tritol në Tiranë, ku në shënjestër ishte edhe farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, kanë reaguar edhe eurodeputetët Knut Fleckenshtein dhe Viktor Boshtinaru."Ne dënojmë me forcë sulmet që kanë ndodhur të mërkurën në Tiranë kundër një zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare. Këto janë qartësisht akte kriminale të neveritshme dhe ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë," lexon deklarata e dy eurodeputetëve Flekenshtajn dhe Boshtinaro.Ajo vijon më tej : “Qëndrojmë me vendosmëri përkrah Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare në angazhimin e tyre për të luftuar kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar"."Jemi të vetëdijshëm që kjo ka qenë një detyrë jashtëzakonisht e vështirë dhe prandaj e nxisim dhe përshëndesim përkushtimin dhe kurajon e tij," përfundon deklarata e tyre.