Romë, mbi 10 mijë policë në protestë për rritjen e pagave
Mbi 10 mijë policë kanë protestuar në Romë kundër pagave të ulëta. Me slogane dhe banera në duar, ata kërkuan rritjen e rrogave dhe reformim të sistemit policor.Sipas autoriteteve lokale, pjesa më e madhe e protestuesve ishin oficerë të policisë bashkiake."Kemi ardhur nga e gjithë Italia dhe kërkojmë reformim të sistemit. Ne shpresojmë që puna jonë të vlerësohet nga publiku," tha një protetsues."Kemi të njëjta paga me punonjësit e adminsitratës, në një kohë kur ata punojnë brenda në të ngrohtë në dimër apo me kondicionerë në verë," tha një tjetër protestues.Protesta u nxit nga akuzat se më shumë se 80% e policëve italianë nuk u paraqitën në punë natën e vitit të ri. Edhe pse më pas kjo përqindje u kundërshtua me forcë nga unioni i policëve, vetë efektivët thanë se ishte lënduar dinjiteti i tyre profesional.Protesta masive e policisë u përcoll me shqetësim nga italianët, veçanërisht pas sulmeve në revistën satirike ‘Charlie Hebdo’ në Paris.