Sherr masiv në parlamentin e Afrikës së Jugut

Fjalimi i parë i presidentit Xhakob Zuma, në parlamentin e Afrikës së Jugut që prej fitimit të zgjedhjeve majin e kaluar degjeneroi në një kaos të vërtetë kur forcat e sigurisë u përpoqën të nxirrnin nga salla deputetët e partisë së ekstremit të majtë, Luftëtarët për Lirinë Ekonomike pasi nuk e lejonin presidentin të mbante fjalimin.Ndërkohë që Zuma po vlerësonte arritjet e partisë në pushtet, Kongresit Kombëtar Afrikan dhe planet e saj për të ardhmen, deputetët e opozitës e akuzuan kryetaren e parlamentit se po bllokonte sinjalin e telefonave celularë në sallë, duke shkelur kushtetutën e vendit.Lideri i zjarrtë i Luftëtarëve për Lirinë Ekonomike, Xhulius Malema, shfrytëzoi mundësinë për të akuzuar presidentin Zuma se ka shpenzuar 23 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për të rritur sigurinë në rezidencën e tij.Dhe kur nuk iu bindën kërkesës së kryetares së parlamentit për të mos ndërhyrë më, ajo urdhëroi sigurinë që të largonte me forcë deputetët opozitarë, çka solli edhe përleshjen masive.Zakonisht seancat plenare në parlamentin afrikano-jugor kalojnë me qetësi, por gjërat kanë ndryshuar që kur në zgjedhjet e 25 majit, Luftëtarët për Lirinë Ekonomike fituan 25 vende. Deputetët e kësaj partie qendrojnë gjithmonë të veshur me veshje pune të kuqe, si symbol i mbështetjes së tyre për klasën punëtore në vend.sherr ne parlamentin afrikan/Oranews.tv/