Në pranga poseduesi i 2 kartave telefonike nga u kryen shpërthimet në Tiranë
Policia ka vënë në pranga një 26 vjeçar, banues në Kamëz të akuzuar se ka penguar identifikimin e autorëve të ngjarjeve që tronditën vendin 3 ditë më parë.Policia bën të ditur se ka ndaluar shtetasit Emirjon Ramiz Gjuta, (ne foto) 26 vjec, banues në Kamëz, sepse me veprimet dhe mosveprimet e tij dyshohet se ka penguar identifikimin e personave të dyshuar si autor të ngjarjeve të ndodhur me datë 10.02.2015.Mësohet se dy kartat telefonike të përdorura në shpërthimet me tritol tre ditë më parë ishte regjistruar në emër të të riut me banim në Kamëz, që e ksihte blerë që në dhjetor të vitit të kaluar.Mbrëmjen e djeshme policia ka shoqëruar 7 persona për vepra të ndryshme penale mes tyre dhe Emirjon Gjutën.Në një nga fotot e publikuara prej tij në facebook një ditë më parë Emirjon Gjuta shkruan se ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës.Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të"Pengime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal.Në një nga fotot e publikuara prej tij në facebook një ditë më parë Emirjon Gjuta shkruan se ndodhet në drejtorinë e policisë së TiranësPolicia: Alfred Qefaliaj s'ka lidhje me shpërthimet u ndalua për armëmbajtje pa leje Policia hodhi poshtë një lajm të publikuar në media se ishin ndaluar 7 persona mes të cilëve edhe Alfred Qefaliaj, si i dyshuar si autori i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri. Sipas policisë Qefaliaj ishte ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe nuk kishte lidhje me shpërthimet. [caption id="attachment_464109" align="alignnone" width="382"]
Foto e postuar nga vetë Emirjon Gjuta në adresë e tij në Facebook[/caption] [caption id="attachment_464126" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri[/caption][caption id="attachment_464127" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri[/caption]
[caption id="attachment_464129" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri dhe farmacia[/caption][caption id="attachment_464130" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri dhe Bashkim Tahiri në farmacinë e tij[/caption]