Dibër, Komuna Maqellarë s'ka fonde, rruga e pakalueshme për automjetet
Vetëm pak metra e ndajnë nga aksi nacional, por rruga e Maqellarës në Dibër është thuajse e pakalueshme për automjetet. Banorët thonë se tashmë nuk kanë më shpresa nga shteti që premtimet i harron menjëherë pas fushate, ndaj janë detyruar t’i grumbullojnë vetë paratë për rikonstruksionin e rreth 1 km rrugë.Shtrimi i një rruge 1 km në fshatin "Erebar" në komunën Maqellarë të Dibrës, është premtuar në çdo fushatë elektorale, por premtimet harrohen menjëherë pas zgjedhjeve, dhe rruga vetëm pak metër larg asaj nacionale vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme.Banorët tregojnë se janë të detyruar të mbledhin vetë para në mënyrë që ta përmirësojnë sadopak infrastrukturën e kësaj rruge.Vështirësitë shtohen edhe nga grumbullimi i inerteve që i sjell përroi që kalon përmes fshatit. Sipas komunës Maqellarë nuk ka fonde për rikonstruksionin e kësaj rruge të shkurtër, por me shumë me rëndësi për rreth 4 mijë banorë.